Ndërlidhjet

Al Hashemi lëshon Irakun


Zëvendspresidenti irakian, Tarik Al Hashemi
Zëvendspresidenti irakian, Tarik Al Hashemi
Nënpresidenti irakian në arrati Tarik al-Hashemi ka arritur në Katar, në atë që agjencia shtetërore e lajmeve e këtij shteti e ka quajtur si “vizitë zyrtare”.

Vizita e papritur e Hashemit, shënon udhëtimin e parë jashtë vendit, që kur është strehuar në rajonin gjysmëautonom kurd për t’i ikur arrestimit, pasi që autoritetet e Irakut lëshuan një fletarrëstim për të në muajin dhjetor.

Al-Hashemi është zyrtari më i lartë sunit i Irakut.

Autoritetet e akuzojnë atë për drejtimin e grupeve vrasëse kundër pelegrinëve shiitë, zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë.

Ai i i hedh poshtë akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht.
Katar pat ngre zërin kundër asaj, që e pat quajtur margjinalizim të minoritetit sunit të Irakut.

Ministria e Brendshme e Irakut ka kërkuar muajin e kaluar nga liderët kurdë që ta arrestojnë al-Hashemin, para se ai të largohej nga vendi.
XS
SM
MD
LG