Ndërlidhjet

Kërkohet shqyrtimi i statusit të Vojvodinës


Flamuri i Vojvodinës
Flamuri i Vojvodinës
Pjesëmarrësit e Konventës së katërt vojvodinase kanë miratuar të dielën një deklaratë për nevojën e formimit të “Republikës Federale të Serbisë”, e cila do të përbëhej nga dy republika, Vojvodinës dhe Serbisë.

Deklarata është pritur me rezerva nga disa përfaqësues të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare.

Të gjithë pjesëmarrësit e konventës janë pajtuar se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë, sepse me këtë akt, sipas tyre, Vojvodina nuk mund të marrë autonomi të gjerë.

Pjesëmarrësit kanë thënë se me deklaratë nuk po këkohet statusi i republikës, por një automi më e gjerë e Vojvodinës nën Serbisë, derisa përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë thënë se nuk dëshirojnë që të ndërmarrin hap vendimtar politik, por mbështesin idenë e shqyrtimit të statusit të Vojvodinës.

Pjesëmarrësit po ashtu janë pajtuar për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e Vojvodinës do të shpreheshin se çfarë statusi dëshirojnë për vendin.

Në deklaratë është futur edhe fusnota, që shpreh qëndrimin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, se kjo parti nuk është për prepublikë, por për autonomi.
XS
SM
MD
LG