Ndërlidhjet

logo-print

Të shqyrtohet statusi i Vojvodinës

  • RFE /RL

Flamuri i Vojvodinës

Flamuri i Vojvodinës

Pjesëmarrësit e Konventës së katërt vojvodinase kanë miratuar të dielën një deklaratë për nevojën e formimit të “Republikës Federale të Serbisë”, e cila do të përbëhej nga dy republika, Vojvodinës dhe Serbisë.

Deklarata është pritur me rezerva nga disa përfaqësues të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare.

Të gjithë pjesëmarrësit e konventës janë pajtuar se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Serbisë, sepse me këtë akt, sipas tyre, Vojvodina nuk mund të marrë autonomi të gjerë.

Pjesëmarrësit kanë thënë se me deklaratë nuk po këkohet statusi i republikës, por një autonomi më e gjerë e Vojvodinës nën Serbi, derisa përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë thënë se nuk dëshirojnë që të ndërmarrin hap vendimtar politik, por mbështesin idenë e shqyrtimit të statusit të Vojvodinës.

Pjesëmarrësit, po ashtu, janë pajtuar për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e Vojvodinës do të shpreheshin se çfarë statusi dëshirojnë për vendin.

Në deklaratë është futur edhe fusnota, që shpreh qëndrimin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës, se kjo parti nuk është për republikë, por për autonomi. (a.i.)
XS
SM
MD
LG