Ndërlidhjet

Arrestohen rreth 60 aktivistë rusë


Aktivistët opozitarë qëndrojnë afër dyerve të mbyllura të Sheshit të Kuq, Moskë, 1 prill, 2012

Aktivistët opozitarë qëndrojnë afër dyerve të mbyllura të Sheshit të Kuq, Moskë, 1 prill, 2012

Policia e Moskës tha se “rreth 55” protestues anti-qeveritarë janë arrestuar në hyrje të Sheshit të Kuq.

Aktivistët opozitarë iu kanë kërkuar mbështetësve që të ecin të dielën në shesh, duke mbajtur shirita të bardhë, që tashmë janë bërë simbol i protestave kundër kryeministrit Vlladimir Putin.

Kur policia ndërmoi hapin e pazakontë për mbylljen e portave që çojnë në shesh, rreth 300 protestues ishin mbledhur jashtë sheshit.

Të mbajtur për dore, duke formuar një rreth, ata brohorisnin “Ky është qyteti ynë”, “Rusia do të jetë e lirë” dhe “Rusia pa Putinin”.

Putini do të fillojë mandatin e tretë si president në muajin maj.
XS
SM
MD
LG