Ndërlidhjet

logo-print

ST: Zbulohet komploti për vrasjen e Zakajevit


Lideri separatist çeçen, Ahmed Zakajev

Lideri separatist çeçen, Ahmed Zakajev

Gazeta britanike “Sunday Telegraph” ka raportuar se shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një komplot për vrasjen e liderit separatist çeçen në ekzil Ahmed Zakajev në Londër.

Gazeta pretendon se ka parë dokumentet që theksojnë se agjentët e sigurisë së MI5 druhen se Ramzan Kadirov, lideri i Çeçenisë, që ka mbështetjen e Kremlinit, dëshironte vrasjen e komandantit të kryengritësve, Ahmed Zakajevit.

Pretendimet vijnë, pasi që një sulmues qëlloi bankierin rus German Gorbuncov në Londër, më 20 mars.

Gorbuncov mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Zyra e shtypit e Kadirovit i ka hedhur poshtë këto pretendime, përmes një deklarate dhënë agjencisë ruse të lajmeve, Interfax.
XS
SM
MD
LG