Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen pronarët e diskotekës në Novi Sad


Afër diskotekës "Kontrast" në Novi Sad

Afër diskotekës "Kontrast" në Novi Sad

Pronari i diskotekës “Kontrast" Alojz G. (68) dhe partnerët e tij Slavisha S. (46) dhe Dejan R. (36) janë arrestuar në kuadër të hetimeve mbi shkakun e zjarrit të mbrëmjes së të shtunës, nga i cili humbën jetën gjashtë të rinj”, ka njoftuar policia e Novi Sadit.

Ata ngarkohen me akuzat se nuk kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurimit kundër zjarrit.

Autoritetet e rendit, kanë thënë se 350 persona, kryesisht të rinj, kanë qenë brenda, në kohën kur në klub ka shpërthyer zjarri.

Ndërkohë, tashmë janë identifikuar të gjashtë viktimat, dhe ata janë të moshës 21-29 vjeçe.

Raportohet se katër persona kanë marrë lëndime të lehta.
XS
SM
MD
LG