Ndërlidhjet

Shqipëria dënon "rrëmbimin e policëve kosovarë"


Fotografitë e publikuara nga MPB-ja serbe tregojnë njërin nga policët e arrestuar kosovarë, 31 mars, 2012
Fotografitë e publikuara nga MPB-ja serbe tregojnë njërin nga policët e arrestuar kosovarë, 31 mars, 2012
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë e ka dënuar arrestimin e policëve kosovarë nga ana e xhandarmërisë serbe, duke e cilësuar këtë si akt rrëmbimi.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë aktin e ulët të rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne vlerësojme se akte të tilla kriminale, të motivuara nga struktura e mentalitete të vjetra e arkaike, nuk i shërbejnë aspak frymës së re të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë në rajon mes vendeve që aspirojnë të antarësohen në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme Shqiptare kërkon nga autoritetet përgjëgjese në Beograd të kthejnë në vendin e tyre policët e Republikës së Kosovës dhe të heqin dorë nga përsëritja e akteve të tilla në të ardhmen.

Një ditë më parë pjesëtarët e xhandarmërisë serbe kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rajonin e Merdares.

Të arrestuar janë Shukri Binaku dhe Sami Beqiri.

Beogradi e ka cilësuar si shkelje të zonës së gjelbër praninë e këtyre dy policëve në brezin kufitar, përderisa ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi thotë se KFOR-i është duke hetuar rastin dhe sipas tij, rezultatet do të dëshmojnë se policët u arrestuan brenda territorit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG