Ndërlidhjet

Bajden mbron Obamën


Presidenti amerikan Barak Obama(djathtas) dhe nënpresidenti Xho Bajden

Presidenti amerikan Barak Obama(djathtas) dhe nënpresidenti Xho Bajden

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha se presidenti Barak Obama u “deklarua qartë”, kur e siguroi presidentin e Rusisë se ai do të ketë më shumë fleksibilitet që të merret me mbrojtjen raketore pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për rrjetin CBS, Bajden hodhi poshtë kritikat e republikanëve ndaj deklaratës së Obamës gjatë takimit me presidenti Dimitri Medvedev në Seul, bisedë kjo që u kap nga një mikrofon i ndezur.

Bajden tha se kritika e kandidatit republikan Mit Romni tregon për "njohurinë e tij të paktë për politikën e jashtme."
XS
SM
MD
LG