Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nga rrëzimi i aeroplanit në Siberi – 29 të vdekur


Pamje nga një rrëzim i mëhershëm i një aeroplani në Siberi

Pamje nga një rrëzim i mëhershëm i një aeroplani në Siberi

Zyrtarë të ministrisë ruse për emergjenca thonë se 29 vetë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në pjesën perëndimore të Siberisë.

Më tutje, ata i kanë thënë agjencisë Itar-Tass, se 14 vetë kanë shpëtuar dhe janë dërguar në spital me helikopter.

Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri.

Nuk ka pasur raporte për shkaqet eventuale të aksidentit.

Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, operohej nga UTair dhe fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.
XS
SM
MD
LG