Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Anani raporton për situatën në Siri


Kofi Anan

Kofi Anan

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, sot do të raportoj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me atë se a po lëvizië Damasku kah implementimi i planit të paqes.

Damasku e ka pranuar planin, që përfshinë armëpushim, tërheqje të trupave nga qytetet dhe qasje për ndihmat humanitare, por ende duhet ta zbatoj atë.

Dje në Stamboll të Turqisë, grupi i ashtuquajtur “Miqtë e Sirisë” i ka bërë thirrje Ananit që ta krijoj një orar për hapat e ardhshëm, nëse presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, nuk i mbanë premtimet.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se Uashingtoni do ta furnizoj opozitën siriane me pajisje për komunikim me botën dhe për shmangie të sulmeve nga forcat qeveritare.

Më se 80 vende të përfaqësuara në Stamboll e kanë njohur Këshillin Kombëtar Sirian opozitar si përfaqësues legjitim i të gjithë sirianëve.
XS
SM
MD
LG