Ndërlidhjet

Nga rrëzimi i aeroplanit në Siberi – 31 të vdekur, 12 shpëtuan


Ekipet e shpëtimit në mbetjet e aeroplanit që u rrëzuanë Siberi

Ekipet e shpëtimit në mbetjet e aeroplanit që u rrëzuanë Siberi

Zyrtarë të ministrisë ruse për emergjenca thonë se 31 vetë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në pjesën perëndimore të Siberisë.

Mëtutje, ata kanë thënë se rrëzimit të aeroplanit, që ndodhi sot në mëngjes, i kanë shpëtuar 12 vetë, të cilat janë në spital me lëndime serioze.

Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri.

Nuk ka pasur raporte për shkaqet eventuale të aksidentit.

Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, operohej nga UTair dhe fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.
XS
SM
MD
LG