Ndërlidhjet

Siberi: Rrëzohet aeroplani, 31 të vdekur

  • RFE /RL

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Zyrtarë të Ministrisë ruse për Emergjenca thonë se 31 vetë kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në pjesën perëndimore të Siberisë.

Ata kanë thënë se nga rrëzimi i aeroplanit, që ndodhi të hënën në mëngjes, kanë shpëtuar 11 vetë, të cilët janë në spital me lëndime serioze.

Pak kohë pasi ishte ngritur nga pista e qytetit Tjumen, afro 2100 kilometra në lindje të Moskës, aeroplani ishte përplasur dhe ishte përfshirë nga zjarri.

Nuk ka pasur raporte për shkaqet eventuale të aksidentit.

Aeroplani me dy motorë, i prodhimit francezo-italian, i tipit ATR-72, operohej nga UTair dhe fluturonte nga Tjumeni për në qytetin Surgut.(f.b.)

XS
SM
MD
LG