Ndërlidhjet

Tri të vejat e Bin Ladenit u dënuan me burg dhe të holla


Shtëpia në Abotabad të Pakistanit, ku u vra Bin Ladeni
Shtëpia në Abotabad të Pakistanit, ku u vra Bin Ladeni
Një gjykatë në Pakistan i ka dënuar me 45 ditë burgim dhe 110 dollarë amerikanë, anëtarët e familjes së liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Këto dënime u dhanë sot për tri të vejat e Bin Ladenit, dy nga Arabia Saudite dhe njëra nga Jemeni, përfshirë edhe dy vajza të tij, për shkak të hyrjes ilegale dhe qëndrimit në Pakistan.

Gjykata ka urdhëruar dërgimin e tyre prapa në vendet prej nga kishin ardhur.

Gjyqtari Shahruk Arjumand, ka theksuar se gratë tashmë e kishin kaluar një muaj në burgim, që nënkupton se ato mund të lirohen dhe dëbohen pas dy javësh të tjera.

Falmilja e bin Ladenit ishte arrestuar nga autoritetet e Pakistanit në muajin maj, pasi lideri i al-Kaidës u vra nga aksioni i komandosëve amerikanë në Abotabad të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG