Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e dënoi konferencën “Miqtë e Sirisë”


I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan

I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka dënuar konferencën ndërkombëtare “Miqtë e Sirisë”, që u mbajt në Stamboll, duke thënë se ishte në kundërshtim me objektivin e arritjes së zgjidhjes paqësore për konfliktin njëvjeçar, nga i cili kanë mbetur të vrarë mijëra vetë.

Rusia nuk mori pjesë në konferencën e djeshme në Stamboll.

Nga ana tjetër, shtetet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë premtuar dhënien e ndihmave prej disa miliona dollarësh dhe pajisje komunikuese për grupet opozitare në Siri.

Në këtë konferencë në Stamboll, është njohur Këshilli Kombëtar Sirian opozitar si përfaqësues legjitim i të gjithë sirianëve.

Prej zhvillimeve të tjera lidhur me Sirinë, veçojmë edhe atë se sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për situatën në këtë vend, do të raportojë i dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan.
XS
SM
MD
LG