Ndërlidhjet

Hungari: Presidenti dha dorëheqje për shkak të plagjiaturës


Pal Shmit
Pal Shmit
Presidenti i Hungarisë, Pal Shmit, ka dhënë dorëheqje për shkak të skandalit me plagjiaturë.

Dorëheqja e tij e sotme u bë pasi javën e kaluar një Universitet në Hungari ia mori titullin e doktoratës, me shpejgimin se ishte kopje e një autori tjetër.

Zoti Shmit e ka refuzuar çfarëdo keqbërje, por opozita ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Shmiti nuk e meritonte të mbetej në postin e presidentit.

Duke e shpallur dorëheqjen, Pal Shmit i tha parlamentit, se tërhiqej për shkak se “çështja e tij personale” e kishte ndarë vendin.

Shmit, 69 vjeçar, ishte zgjedhur në këtë post, kryesisht ceremonial, në qershor të vitit 2010.

Si aleat i kryeministrit Viktor Orban, ai ishte kritikuar për nënshrkimin e disa ligjeve, që ishin dënuar nga kritikët në Hungari dhe jashtë saj, për dyshime se e kthenin prapa demokracinë në Hungari.
XS
SM
MD
LG