Ndërlidhjet

logo-print

Rasmusen: NATO e shqetësuar për zhvillimin e fundit

  • RFE /RL

 Anders Fog Rasmussen

Anders Fog Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë - Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha zoti Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Tashmë, është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë.(f.b.)

Lexoni edhe këto:

DASH - i shqetësuar me kërcënimet për arrestime
Serbia arreston dy policë kosovarë
KFOR-i po heton vendin e arrestimit të policëve
XS
SM
MD
LG