Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Presidenti dha dorëheqje shkaku i plagjiaturës

  • RFE /RL

Presidenti Pal Schmitt para anëtarëve në Parlament, 2 prill 2012

Presidenti Pal Schmitt para anëtarëve në Parlament, 2 prill 2012

Presidenti i Hungarisë, Pal Shmit, ka dhënë dorëheqje për shkak të skandalit me plagjiaturë.

Dorëheqja e tij të hënën u bë pasi javën e kaluar një Universitet në Hungari ia mori titullin e doktoratës, me shpejgimin se ishte kopje e një autori tjetër.

Zoti Shmit e ka refuzuar çfarëdo keqbërje, por opozita ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Shmiti nuk e meritonte të mbetej në postin e presidentit.

Duke e shpallur dorëheqjen, Pal Shmit i tha parlamentit, se tërhiqej për shkak se “çështja e tij personale” e kishte ndarë vendin.

Shmit, 69-vjeçar, ishte zgjedhur në këtë post, kryesisht ceremonial, në qershor të vitit 2010.

Si aleat i kryeministrit Viktor Orban, ai ishte kritikuar për nënshkrimin e disa ligjeve, që ishin dënuar nga kritikët në Hungari dhe jashtë saj, për dyshime se e kthenin prapa demokracinë në Hungari.(f.b.)
XS
SM
MD
LG