Ndërlidhjet

Nivel rekord i papunësisë në eurozonë


Ilustrim

Ilustrim

Numri i personave që po kërkojnë punë në 17 shtetetqë përdorin euron është në nivelin më të lartë që kur u shfaq monedha e përbashkët në vitin 1999.

Eurostat, zyra e BE-së për statistika, tha se papunësia në eurozonë është rritur në pothuaj 11 për qind në muajin shkurt, dhe tash janë diku 17 milionë të papunë.

Shtatë shtete të eurozonës kanë një papunësi prej 10 për qind.

Spanja ka numrin më të madh të të papunëve, 24 për qind, ndërsa Austria ka nivelin më të ulët të papunësisë, 4.2 për qind.
XS
SM
MD
LG