Ndërlidhjet

Përkeqësohet gjendja e të drejtave të njeriut në Serbi


Pamje e Beogradit

Pamje e Beogradit

Gjendja e të drejtave të njeriut në Serbi në vitin 2011 ka qenë më e keqe sesa në vitin 2010, ndërsa arsye kryesore për këtë është kriza ekonomike dhe sjellja e qeverisë, është thënë në publikimin e raportit të Qendrës së Beogradit për të Drejtat e Njeriut.

“Trend ngativ në shoqëri është pengimi i Paradës së Krenarisë (Paradës së homoseksualëve), që është dashur të mbahet më 2 tetor në Beograd. Ky është një nga shembujt më goditës të të ashtuquajturave forcave patritoike”, ka thënë drejtoresha e Fondit të Beogradit për të Drejtat e Njeriut Vesna Petroviq gjatë publikimit të raportit “Të drejtat e njeriut në Serbi në vitin 2011”.

Në raport theksohet se reforma në drejtësi nuk ka treguar përmirësime, se besimi i qytetarëve në drejtësi po bie, dhe se është shënuar rritje e rasteve të paraqitura në Gjykatën Evropiane për të Drjetat e Njeriut kundër Serbisë në vitin 2011.

Ajo ka thënë se Serbia gjendet në vendin e shtatë nga numri i rasteve në këtë gjykatë, pas Rusisë, Turqisë, Ukrainës, Rumanisë, Italisë dhe Polonisë.
XS
SM
MD
LG