Ndërlidhjet

Arrestohen dy kosovarë për korrupsion


Pjesëtarë të EULEX-it
Pjesëtarë të EULEX-it
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lidhje me një hetim për korrupsion.

Veprat që janë duke u hetuar përfshijnë: shpërdorim i detyrës ose autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit, njofton përmes një komunikate për media, misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

“Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast”, thuhet në njoftim.

Hetimet thuhet se janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.

Nuk është bërë i ditur identiteti i personave të arrestuar.
XS
SM
MD
LG