Ndërlidhjet

Kreu i Kryqit të Kuq viziton Sirinë


Presidenti i ICRC-s, Jakob Kellenberger

Presidenti i ICRC-s, Jakob Kellenberger

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) tha se presidenti Jakob Kellenberger, po udhëton drejt Sirisë për të biseduar në lidhje me zgjerimin e operacioneve humanitare dhe sigurimin e qasjes te të gjithë të burgosurit e qeverisë.

ICRC tha se udhëtimi dy-ditor i Kellenbergerit do të përfshijë ndalesën në zonat e prekura nga luftimet në mes të trupave qeveritare dhe luftëtarëve opozitarë.

Ai thuhet se do të bëjë presion për armëpushimin dy-orësh për të evakuuar të plagosurit dhe për t’iu ofruar ndihmat civilëve.

Kellenberger tha para udhëtimit se ai është “i vendosur që të shohë Kryqin e Kuq Ndërkombëtar dhe Kryqin e Kuq Arab të Sirisë, që të zgjerojnë praninë e tyre dhe aktivitetet në adresimin e nevojave të njerëzve në nevojë”.
XS
SM
MD
LG