Ndërlidhjet

logo-print

Filmi i Sandler vë rekord për filmin më të keq


Nga ndarja e çmimeve Razzies

Nga ndarja e çmimeve Razzies

Aktori komik Adam Sandler dhe filmi i tij “Jack and Jill” ka fituar 10 Razzies – duke vënë rekord për filimin dhe performansën më të keqe gjatë vitit 2011.

The Golden Raspberry Awards, apo Razzies, kanë nisur të ndahen 32 vjet më parë si një antidotë e Oskarit, që shpërblen filmat më të mirë të Hollivudit.

Filmi i Sandlerit është bërë filmi i parë në histori që “fiton” Razzies në 10 kategoritë.

Vetë Sandler ka fituar çmimin si aktori dhe aktorja më e keqe për rolin e tij si mashkull dhe femër në filmin "Jack and Jill." Al Paçino, fitues i çmimit Oskar- që ka luajtur në film- është nderuar me rolin më të keq dytësor.
XS
SM
MD
LG