Ndërlidhjet

Anan cakton afat për planin e paqes


I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan

I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe Kofi Anan ka njoftuar se Damasku është pajtuar që 10 prilli të jetë afati i fundit për nisjen e zbatimit të planit gjashtëpikësh të paqes.

Plani bën thirrje për një armëpushim të të gjitha palëve të mbikëqyrur nga OKB-ja, tërheqjen e ushtarëve dhe amratimit të rëndë nga qytetet, dhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Anan ka raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri dhe ka kërkuar mbështetje për afatin kohor.

Uashingtoni tha se Siria duhet që menjëherë ta përmbushë planin e Ananit, por Rusia tha se është vetëm Këshilli i Sigurimri, ai që mund të caktojë afate kohore.

Presidenti sirian Bashar al-Asad tha se pajtohet me planin e Ananit, por forcat e tij vazhdojnë të sulmojnë pozicionet e opozitës.
XS
SM
MD
LG