Ndërlidhjet

Gjermania ndalon eksportin e substancave vdekjeprurëse në Iran


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zyrtarët doganierë gjermanë kanë ndaluar një dërgesë për në Iran, e cila përmbante barna anestetike, që po përdoren për të ekzekutuar njerëzit me injeksion vdekjeprurës.

Dërgesa prej 2.5 kilogramësh e sodiumit tiopental nuk është lejuar të eksportohet.

Sodiumi tiopental është komponenta e parë nga tri të tilla që përdoren për të dënuarit me vdekje.

Kjo substancë i vë njerëzit në komë para se t’i mbysë.

Bashkimi Evropian, që kundërshton dënimin me vdekje ka kufizuar eksportin e kësaj substance.

Amnesty International raporton se është shënuar një rritje e ekzekutimeve në vitin 2011 në Iran. Raportohet se më shumë se 600 perosna janë ekzekutuar në vitin e kaluar, përfshirë afër 300 ekzekutime “sekrete”.

Opozita iranine thotë se regjimi ka shtuar numrin e ekzekutimeve për ta frikësuar dhe për ta ndalur daljen e opozitës në rrugë, siç kishte bërë në vitin 2009 dhe 2010 pas zgjedhjeve iraniane.
XS
SM
MD
LG