Ndërlidhjet

SHBA: Shtatë të vdekur nga sulmi në Universitet


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Në Shtetet e Bashkuara policia tha se të paktën shtatë persona janë vrarë gjatë të shtënave në një universitet të vogël të krishterë në shtetin perëndimor të Kalifornisë.

Policia tha se ka edhe të plagosur nga incidenti në Universitetin Oikos në Oakland.

Policia tha se një i dyshuar është arrestuar pas një ndjekje të shkurtër në Alameda.

Televizionet lokale raportojnë se sulmuesi është një ish student që ka hapur zjarr në klasë.

Policia tha se i dyshuari është një korean që ka jetuar në Oakland.
XS
SM
MD
LG