Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet republikane, Romni forcon pocizionin


Kandidati republikan, Mit Romni

Kandidati republikan, Mit Romni

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Republikane mban zgjedhjet paraprake në tri shtete, në procesin për të zgjedhur sfiduesin e presidentit Barak Obama në zgjedhjet e vjeshtës.

Garat do të zhvillohen në Uiskonsin, Merilend dhe Uashington, D.C.

Kandidati udhëheqës Mit Romni shpreson të forcojë këtë pocizion që ka.

Gara e sfiduesit të tij, Rik Santorum është zbehur.

Si rezultat, Romni ka shtrirë kritikat kundër Obamës. Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG