Ndërlidhjet

Të arrestuarit në Francë "planifikonin rrëmbime"


Policia franceze arreston një militant të dyshuar islamik, 30 mars 2012
Policia franceze arreston një militant të dyshuar islamik, 30 mars 2012
Disa nga 16 militantët e dyshuar islamikë të arrestuar në Francë, dyshohet se planifikonin rrëmbimin e një gjyqtari hebre dhe disa personave tjerë, citon Agjencia France Press burime të afërta me hetuesit.

“Duket se disa nga ta planifikonin të kryenin rrëmbime, përfshirë një gjyqtar me emrin hebre”, kanë thënë burimet.

Kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës së Brendshme të Francës, Bernard Skuarcini,ka thënë më herët se të arrestuarit ishin francezë të përfshirë në trajnime luftarake, që lidhen me doktrinën e dhunshme religjioze.

Arrestimet e ekstremistëve në Francë vijnë pas sulmit të Muhamed Merahut, francezit me prejardhje algjeriane, i cili para se të vritej nga policia, pranoi se ka vrarë 3 ushtarë francezë, tre fëmijë hebrenj dhe një rabin.

Ai ka thënë se ka lidhje me rrjetin Al Kaida.
XS
SM
MD
LG