Ndërlidhjet

logo-print

Merkel takon liderët çekë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Traktati fiskal i Bashkimit Evropian i disenjuar për të kufizuar shpenzimet e tepërta qeveritare, të cilin po e refuzon Republika Çeke, pritet të jetë në qendër të agjendës së bisedimeve mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe liderëve çekë.

25 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për marrëveshjen, për të cilën besojnë se do ta kthejë besimin e investitorëve në rajon.

Vetëm Republika Çeke dhe Britania, të cilat nuk e përdorin euron, nuk e kanë mbështetur planin.

Çekët dhe gjermanët janë të ndarë në lidhje me të ardhmen e përdorimit të energjisë bërthamore.

Përderisa Gejrmania ka vendosur që t’i heqë nga përdorimi, pas tragjedisë japoneze bërthamore në Fukushimë, qeveria çeke planifikon ndërtimin e reaktorëve të tjerë.

Merkel pritet të takojë kryeminstrin Petër Neças dhe presidentin euroskeptik Vaclav Klaus.
XS
SM
MD
LG