Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Sot vendimi për masën e ndalimit në rastin anti-korrupsion


Ilustrim

Ilustrim

Në orët në vazhdim pritet të vendoset se a do t’u zgjatet apo jo masa e ndalimit dy personave të arrestuar të hënën, nën dyshimet për përfshirje në korrupsion.

Nazmi Mustafi, shef i Task - Forcës Kundër Korrupsionit dhe Reshat Zherka, u arrestuan nga Policia e Kosovës me urdhër të një prokurori të EULEX-it.

Ata dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe autoritetin zyrtar.

“Këto akuza lidhen me keqpërdorimin e pretenduar nga ana e një prokurori vendas të PSRK-së dhe të dy të tjerëve, të cilët pretendohet se kanë zhvatur shuma parash nga një i dyshuar në një rast”, thuhej në komunikatën e së hënës të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Hetimet për këtë rast thuhet se janë duke u kryer nga Prokuroria e EULEX-it në Prizren, bashkë me Prokurorinë e EULEX-it në Pejë.
XS
SM
MD
LG