Ndërlidhjet

Konfiskohet mall i kontrabanduar nga Serbia


Dogana e Kosovës konfiskon produkte qumështore të kontrabanduara me prejardhje nga Serbia, 02 prill 2012
Dogana e Kosovës konfiskon produkte qumështore të kontrabanduara me prejardhje nga Serbia, 02 prill 2012
Në rajonin e Mitrovicës Dogana e Kosovës ka ndaluar të hënën një automjet të dyshuar për kontrabandë.

Automjeti i llojit BMË me targa të Kosovës është ndalur dhe pas kontrollimit është gjetur një sasi e madhe e produkteve të qumështit të kontrabanduara (jogurt, ajke, qumësht) me origjinë nga Serbia, thuhet në një komunikatë për media të Doganave të Kosovës.

“Kjo edhe është sasia më e madhe e zbuluar e produkteve të qumështit të cilat transportoheshin me automjet të udhëtarëve. Produktet ishin futur në të gjitha hapësirat e zbrazta të automjetit, gjithashtu edhe në pjesën e përparme tek motori i automjetit", thuhet në njoftimin për media.

Vlera totale e këtyre mallrave është 466 euro, kurse malli është konfiskuar, theksohet në njoftim.
XS
SM
MD
LG