Ndërlidhjet

Fondet e SHBA-së, shndërrohen në problem për Rusinë


Moska
Moska
Një zyrtar rus tha se financimi i organizatave që promovojnë përhapjen e demokracisë nga ana e SHBA-së, po shndërrohet në një problem bilateral në raportet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Zëvendës ministri i jashtëm Sergei Ryabkov tha për agjencinë e lajmeve Interfax se zyrtarët e qeverisë amerikane i janë përgjigjur shqetësimeve të Rusisë, duke ofruar “të dhëna specifike se çfarë po bëhet, kur dhe si“ po mbështeten këto grupe.

Por, ai tha se fondet e SHBA-së kanë “arritur në atë shkallë, që po kthehen në një problem në relacionet tona”.

Kryeministri Vlladimir Putin, që do të kthehet në Kremlin në mandatin e tretë si president në muajin maj, ka akuzuar në vazhdimësi Uashingtonin se po shfrytëzon programin pro-demokracisë për të financuar lëvizjet protestuese kundër kthimit të Putinit në krye të udhëheqësisë ruse.
XS
SM
MD
LG