Ndërlidhjet

Maqedoni: Investimet e huaja, aktrim i Qeverisë


Takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski dhe manjatit meksikan të telekomit, Karlos Slim.

Takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski dhe manjatit meksikan të telekomit, Karlos Slim.

Vizita e fundit në Maqedoni e njeriut më të pasur në botë, meksikanit Karlos Slim, si dhe vizitat e kryeministrit Nikolla Gruevevski në Katar, Indi, Malajzi dhe vende tjera, kanë ngritur optimizmin e drejtuesve të institucioneve se në Maqedoni do të ketë zhvillime pozitive në aspekt të tërheqjes së investimeve të huaja, të cilat për momentin janë thuajse të papërfillshme.
Me vizitën në Republikën e Maqedonisë, ai e vendosi edhe një herë vendin tonë në hartën botërore të shteteve që janë të mira për investime.

Me vizitën në Republikën e Maqedonisë, ai e vendosi edhe një herë vendin tonë në hartën botërore të shteteve që janë të mira për investime. Kjo konsideroj se paraqet një nxitje të madhe për të gjithë ne dhe në të gjitha takimet e fundit që kemi realizuar, prezantuam projektet për investime në më shumë sfera, si në miniera, privatizimin e ndërmarrje, energjetikë, si dhe lehtësirat që ofron vendi për të gjithë ata që duan të investojnë”, thotë ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Ministri Stavreski thekson se zyrtarët e vendeve tjera ku janë zhvilluar vizita, kanë thënë fjalë të mira për politikat ekonomike të qeverisë së Maqedonisë.

Por, vlerësime të ndryshme nga ministri i Financave japin përfaqësuesit e partive opozitare. Vanço Uzunov, profesor universitar dhe anëtar i Këshillit Ekonomik të LSDM-së, thotë se vizitat e këtilla janë vetëm humbje e kohës dhe e parave.

“Katari, India, Malajzia janë emra të mirë pasi askush nuk ka qenë atje - rrallë ndonjë qytetar që i ka vizituar këto vende dhe mund ta paramendojë këtë si një ekzotikë dhe se si do të mbushemi me para nga manjatët e naftës, p,sh nga Katari. Por, harrojmë se ky vend aspak nuk e eksporton kapitalin në shtete tjera, e aq më pak në Maqedoni. Dikush ka paralajmëruar hapjen e ndonjë zinxhiri të pompave të benzinës, por edhe nëse hapen, a thua me to ne do të ulim numrin e të papunëve apo do të rrisim standardin?”, shprehet Uzunov.

Maqedonia nuk plotëson as edhe kushtet minimale për tërheqjen e investimeve të jashtme dhe kjo ka bërë që vendi të jetë aty ku realisht edhe ndodhet, thotë ndërkohë, Izet Zeqiri, profesor i Ekonomisë dhe deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Zeqiri nuk pret asnjë investim nga jashtë nëse nuk ndryshohen politikat e Qeverisë aktuale, ndërsa si parësor sheh stabilitetin institucional dhe gjendjen e sigurisë.
Para së gjithash, investitorët e huaj kërkojnë stabilitet.

“Para së gjithash, investitorët e huaj kërkojnë stabilitet, sepse investitorët e huaj janë si lepuri, një krismë e vogël dhe ata ikin. Krahas stabilitetit politik, kërkohet dhe stabilitet juridik, mos të ketë ndryshim të normave ligjore, duke mos përjashtuar këtu edhe burokracinë, korrupsionin, pengesat në procedurat administrative, burokracitë bankare, në kadastër e kështu me radhë ”, vlerëson Zeqiri.

Vlerësime thuajse të ngjashme kanë dhe drejtuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore. Kryetari i saj, Menderes Kuçi, thotë :

“Për thithjen e investimeve të huaja nuk mjafton vetëm promovimi i politikave fiskale joshëse, por edhe gjëra tjera, në radhë të parë këtu bën pjesë siguria, si dhe faktori tjetër se sa legjislativi do të jetë në rregull për mbrojtjen me ligj të investimeve të tyre” .

Gjatë vitit 2011 në Maqedoni janë investuar jo më shumë se 500 milionë dollarë investime të huaja - shifër kjo shumë herë më e ulët se pritjet e Qeverisë, e cila këtë e arsyeton me krizën botërore ekonomike.
XS
SM
MD
LG