Ndërlidhjet

Jahjaga takon një delegacion të Bankës Botërore


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur “gatishmërinë e Bankës Botërore për të ndihmuar Kosovën në fushën e energjisë dhe në veçanti të projektit “Kosova e Re”, që është thelbësor për të ardhmen e furnizimit me energji elektrike”.\

Këto komente zonja jahjaga i ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga zëvendëspresidenti për Evropë dhe rajonin e Azisë Qendrore, Filip Le Hueru.

Ky i fundit ka thënë se “Banka Botërore do të ndihmojë në veçanti projektet që kanë të bëjnë me energjinë, duke mbështetur ndërtimin e Termocentralit të ri “Kosova e Re”, si një projekt i rëndësishëm për vendin”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga kabineti i presidentes.

Temë diskutimi, pos sektorit të energjisë, ka qenë edhe forcimi i menaxhimit të financave publike, mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm ekonomik.
XS
SM
MD
LG