Ndërlidhjet

Malajzi: Dy gra gjeorgjiane shpëtojnë nga dënimi me vdekje


Ilustrim
Ilustrim
Dy gra gjeorgjiane kanë shpëtuar nga dënimi me vdekje në Malajzi, pasi janë shpallur fajtore për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike.

Një gjykatë e këtij vendi ka dënuar Babutsa Gordadzen me tetë vjet burgim dhe Darejan Koktashvillin me gjashtë vjet burgim.

Të dyja gratë ishin arrestuar në Malajzi në tetor të vitit 2010, duke bartur me vete rreth 10 kilogramë amfetaminë në çantat e tyre.

Ligjet në Malajzi ofrojnë mundësi për dënim me vdekje ndaj atyre që kontrabandojnë drogë në këtë vend musliman.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm gjeorgjian, Davit Sakvarelidze, i cili ka ndjekur nga afër rastin, ka thënë të martën se jetët e dy grave janë shpëtuar në saje të përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë gjeorgjiane dhe avokatëve malajzias.
XS
SM
MD
LG