Ndërlidhjet

logo-print

Merkel: Refuzimi i Çekisë nuk e kërcënon traktatin fiskal


Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot në Pragë se refuzimi që Republika Çeke ka karshi traktatit të ri fiskal të Bashkimit Evropian, synimi i të cilit është kufizimin e mbishpenzimeve të qeverisë, nuk e kërcënon projektin.

Nga 27 vende anëtare të BE-së, 25 janë pajtuar mbi këtë marrëveshje, me shpresën se do të rikthehet besimi i investitorëve në rajon.

Vetëm Republika Çeke dhe Britania e Madhe, të dyja vende këto të cilat nuk shfrytëzojnë euron si valutë, kanë vendosur të mos e mbështesin marrëveshjen.

Merkel ka thënë se për vendin e saj më e rëndësishme është që projektin ta mbështesin ato shtete, të cilat tashmë shfrytëzojnë euron si valutë zyrtare.

Gjatë takimeve që zhvilloi të martën me zyrtarët çekë, kancelarja gjermane tha se Çekia mbështet synimet për një marrëveshje kompakte fiskale dhe se është duke punuar për të zvogëluar deficitin buxhetor nën 3 për qind të bruto prodhimit vendor, vitin që vjen.
XS
SM
MD
LG