Ndërlidhjet

Beatles: Një gjeneratë e re e grupit legjendar?


The Beatles, 1964

The Beatles, 1964

Një valë e re “Beatlemania” mund ta përfshijë botën, pas një prononcimi që i biri I Pol Mekartnit ka bërë, duke njoftuar se katër nga fëmijët e anëtarëve të famshëm të rokut janë duke shqyrtuar mundësinë të formojnë një grup së bashku.

Xhejms Mekartni, ka deklaruar për BBC-në, se ai dhe i biri i Xhon Lenonit, Shon, i biri i Xhorxh Harrisonit, Dhani dhe i biri i Ringo Starit, Zak, janë duke e “bluar” idenë e formimit të grupit “The Beatles – The Next Generation”.

Që të katërt kanë ndjekur hapat e baballarëve të tyre dhe kanë ndërtuar karrierë muzikore. Shon Lenon është këngëtar në Nju Jork, Dhani Harrison është anëtar i një rrok grupi në Londër, Zak është baterist, kurse Xhejms Mekartni është këngëtar dhe kitarist.
XS
SM
MD
LG