Ndërlidhjet

SHBA: Sulmuesi në universitet, një ish student i zemëruar


Policia duke bartur trupat e pajetë të viktimave
Policia duke bartur trupat e pajetë të viktimave
Një ish student në një Universitet të krishterë ka hapur zjarr, duke vrarë së paku shtatë persona, kur mësoi se administratorja që ai kërkonte nuk ishte në vendin e punës, ka njoftuar policia amerikane të martën.

Shefi i policisë në Oakland të kalifornisë, Houard Xhordan, tha në një takim me gazetarët se One l.Goh, i lindur në Korenë e Jugut, ka shkuar në këtë universitet, me qëllim që të gjejë administratoren.

“Nga zemërimi që nuk e ka gjetur, ka përshkuar gjithë ndërtesën dhe në mënyrë sistematike ka filluar të hap zjarr”, ka thënë shefi i policisë.

Sipas tij, studenti duket të jetë zemëruar me mënyrën e administrimit të kësaj shkolle.

“Ai gjithashtu ka qenë i inatosur se në të kaluarën, studentët tjerë e kanë keqtrajtuar. Besojmë se kishte probleme me sjelljen dhe shkolla i ka kërkuar para disa muajsh të largohet nga ky institucion”, ka thënë Xhordan në emisionin televiziv “Good Morning America”.
XS
SM
MD
LG