Ndërlidhjet

SHBA: 10 milionë dollarë për arrestimin e militantit pakistanez


Hafiz Mohamed Said, themelues i grupit militant, Lashkar-e Taiba

Hafiz Mohamed Said, themelues i grupit militant, Lashkar-e Taiba

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione, që do të çonin në arrestimin dhe dënimin e personit Hafiz Mohamed Said, themelues i grupit militant, Lashkar-e Taiba, me seli në Pakistan.

Autoritetet kanë thënë se ai është i dyshuar për orkestrimin e sulmeve në Mumbai të Indisë, në vitin 2008, nga të cilat u vranë 165 vetë dhe nëntë sulmues.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar, poashtu, 2 milionë dollarë për informacione për zëvendësin e tij, Hafiz Abdul Rahman Maki.

Ka dyshime se grupi Lashkar-e Taiba është formuar në vitet e 80-ta, me ndihmën e agjencisë së inteligjencës së Pakistanit, me qëllim që t’i bëhet presion Indisë, lidhur me territorin kontestues të Kashmirit.

Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, Pakistani e ndaloi veprimin e këtij grupi në vitin 2002.
XS
SM
MD
LG