Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Shumica e viktimave nga zjarri ishtin nga Uzbekistani


Makinat e zjarrfikjes në tregun Kahalovski, në një lagje të Moskës

Makinat e zjarrfikjes në tregun Kahalovski, në një lagje të Moskës

Autoritetet ruse thonë se shumica e 17 personave që humbën jetën nga zjarri në depon e një tregu në Moskë, ishin punëtorë nga Azia Qendrore, që e flisnin gjuhën taxhike.

Në raportet e para të mediave ruse thuhej se shumica e viktimave ishin nga Taxhikistani.

Por, zyrtarët më vonë kanë shpjeguar se të 17 viktimat ishin shtetas të Uzbekistanit, që e flisnin gjuhën taxhike.

Zëdhënësja e policisë së Moskës, Julia Anosova, i tha Radios Evropa e Lirë, se identifikimi i të vdekurve ishte një proces i vështirë për shkak se zjarri i kishte shkatërruar gjërat e tyre personale.

Sot herët në mëngjes, zjarri kishte shpërthyer në ndërtesën dykatëshe të një depoje në tregun Kahalovski, në një lagje jugore të Moskës.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe hetimet po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG