Ndërlidhjet

Francë: Ndërhyrje të policisë kundër të dyshuarve islamikë


Policia speciale e arreston një islamist të dyshuar në Marsej
Policia speciale e arreston një islamist të dyshuar në Marsej
Policia e Francës ka ndërmarrë një seri të re të bastisjeve të të dyshuarve islamikë, ndërsa raportohet për së, paku 10 të arrestuar.

Zyrtarët thanë se ndërhyrjet e sotme ndodhën kryesisht në jug dhe juglindje të Francës, përfshirë edhe qytetin port, Marsej, dhe vendin Rubeks afër kufirit me Belgjikën.

30 vetë, të arrestuar në bastisjet e ngjashme gjatë javës së kaluar, mbrëmë janë akuzuar për vepra terroriste.

Kjo goditje kundër islamistëve radikalë në Francë po bëhet pas vrasjeve që i ka bërë personi Muhamed Merah në rajonin e Tuluzit dhe Montobanit.

I inspiruar qartazi nga al-Kaida, Merah është vrarë nga policia më 22 mars, pas sulmeve në të cilat ai konsiderohet i dyshuar për vrasje të shtatë njerëzve, përfshirë edhe fëmijë hebrenjë.
XS
SM
MD
LG