Ndërlidhjet

Tadiq vendosi ta shkurtojë mandatin e tij


Boris Tadiq
Boris Tadiq
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar sot se ka vendosur ta shkurtojë mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi më 6 maj.

Ai tha se nesër do t’i dërgojë letër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, për qëllimet e tij, në mënyrë që të fillojnë veprimet ligjore për sigurimin e procesit zgjedhor.

Zoti Tadiq u tha gazetarëve se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale dhe se pret fitore.

Duke u shprehur për platformën e tij për të ardhmen, Tadiq tha:

“Propozoj që ne të vazhdojmë drejt integrimin evropian, t’i ruajmë interesat legjitimë të Serbisë në Kosovë. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta mbajë procesin e negociatave”, tha Tadiq.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje.

Kushtetuta, poashtu, kërkon që presidenti për dorëheqje e njofton opinionin dhe kryetarin e Kuvendit.

Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.

Sipas ligjeve në fuqi, shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë e bën kryetarja e Kuvendit.
XS
SM
MD
LG