Ndërlidhjet

Tadiq kandidohet, zotohet për mosnjohje të Kosovës

  • RFE /RL

Boris Tadiq

Boris Tadiq

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka deklaruar sot se ka vendosur ta shkurtojë mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme mbajtja e zgjedhjeve të presidenciale në Serbi më 6 maj.

Ai tha se nesër do t’i dërgojë letër kryetares së Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, për qëllimet e tij, në mënyrë që të fillojnë veprimet ligjore për sigurimin e procesit zgjedhor.

Zoti Tadiq u tha gazetarëve se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale dhe se pret fitore.

“Propozoj që ne të vazhdojmë drejt integrimin evropian, t’i ruajmë interesat legjitimë të Serbisë në Kosovë. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta mbajë procesin e negociatave”, tha Tadiq.

Kundër-kandidatët i tij mbase do të jenë Tomisllav Nikolliq dhe Ivica Daçiq.

Sipas Kushtetutës së Serbisë, mandati i presidentit mund të shkurtohet nëse ai paraqet dorëheqje.

Kushtetuta, po ashtu, kërkon që presidenti për dorëheqje e njofton opinionin dhe kryetarin e Kuvendit.

Prej momentit të dhënies së dorëheqjes, kompetencat e presidentit i merr kryetari i Kuvendit, në rastin konkret, Sllavica Gjukiq Dejanoviq.

Sipas ligjeve në fuqi, shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë e bën kryetarja e Kuvendit.(f.b.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG