Ndërlidhjet

Breivik: Psikiatrit kanë gënjyer


Anders Behring Breivik, djathtas
Anders Behring Breivik, djathtas
Ekstremisti i krahut të djathtë, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave gjatë një sulmi me armë zjarri në Norvegji, ua ka dërguar një letër mediave norvegjeze, në të cilën ka akuzuar psikiatrit, të cilët e kanë diagnostikuar si psikotik, të kenë gënjyer.

Anders Behring Breivik, në letrën e publikuar pjesërisht nga tabloidi norvegjez, VG, thotë se dy pisikiatrit, të cilët e kanë vlerësuar, kanë fabrikuar 80 për qind të përmbajtjes së 13 takimeve që kanë zhvilluar bashkërisht.

Torgeri Hasbi dhe Syn Soerheim kanë arritur në përfundimin se Breivik vuan nga skicofrenia paranoike, një diagnozë kjo e cila është vënë në pikëpyetje nga ekspertë të jashtëm dhe komentatorë në Norvegji.

Një gjykatë në Oslo ka urdhëruar edhe një vlerësim tjetër, konkluzionet e të cilit priten para fillimit të gjykimit më 16 prill.

Hasbi dhe Soerheim nuk kanë komentuar akuzat ende, njofton agjencia e lajmeve AP.
XS
SM
MD
LG