Ndërlidhjet

Një pensionist grek vret veten në qendër të Athinës


Një tentim vetëvrasjeje në Athinë, për shkak të krizës financiare, 15 shkurt 2012
Një tentim vetëvrasjeje në Athinë, për shkak të krizës financiare, 15 shkurt 2012

Një pensionist grek ka vrarë veten me armë zjarri në sheshin e parlamentit në Athinë, pasi kishte thënë zëshëm se borxhet po e detyrojnë t’ia marrë vetes jeten.

Vetëvrasjet kanë shënuar rritje në Greqi, në kohën kur ky vend po përballet me krizë të thellë ekonomike dhe ku çdo i pesti qytetar është i papunë.

Policia greke tha se së paky dy dëshmitarë kanë parë farmacistin e pensionuar 77 vjeçar, duke vënë armën në kokë në Sheshin Sintagma në Athinë dhe duke tërhequr këmbëzën e armës.

“Kam borxhe, nuk mund të duroj dot më”, raportohet të ketë bërtitur viktima.

Një letër vetëvrasjeje është gjetur në xhaketën e tij, në të cilën ai fajëson politikanët dhe telashet financiare për fatin e tij.
XS
SM
MD
LG