Ndërlidhjet

LDK: Dështime të qeverisë në të gjitha fushat


Mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Në vazhdën e punës së keqe dhe dështimeve të vazhdueshme të qeverisë në të gjitha fushat, ditëve të fundit kemi dështimin më të madh në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit juridik, ka kumtuar sot Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë.

Sundimi i ligjit në Kosovë po përballet me sfida të shumta, të cilat tashmë, si rezultat i paaftësisë së qeverisë së Kosovës po shndërrohen në defekte serioze sistemore.

Po t’i shtohen kësaj edhe problemet, të cilat janë evidente në fushën e drejtësisë nga ndërhyrja e qeverisë, me militantë politikë, me emërime politike dhe partiake të zyrtarëve të lartë në organet e shtetit, kjo përben shkeljen tjetër të rëndë dhe kërcënim për të ardhmen e shtetit të së drejtës.

Sipas LDK-së, rastet më të rënda janë në policinë e Kosovës, në njësitë speciale, si në drejtorinë për krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimeve të rënda, luftën kundër terrorizmit dhe të tjera, përveçse të gjitha këto janë të koncentruara në një drejtori në Policinë e Kosovës, që përbën organizmin jofunksional.

Disa nga strukturat e Policisë së Kosovës janë mbushur me militantë partiakë dhe të strukturave ilegale partiake të PDK-se, të cilat veprojnë në interes të partisë (PDK) dhe të grupeve kriminale, thotë LDK-ja.

Po ashtu, shumë shqetësuese mbetet gjendja në fushën e drejtësisë, ku ditëve të fundit ka ndodhur edhe arrestimi i shefit të njësisë speciale për luftimin e korrupsionit të krijuar nga kryeministri Thaçi dhe të proklamuar nga ana e tij si një angazhim personal në luftën kundër korrupsionit.

LDK-ja konstaton me shqetësim se kjo qeveri përveçse është e paaftë ta luftojë korrupsionin, është direkt e përfshirë ne korrupsion edhe me njësitë që ajo i ka formuar.
XS
SM
MD
LG