Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Dik Marti thirret të dëshmojë në rastin “Medikus”


Udhërrëfyes për në klinikën Medikus

Udhërrëfyes për në klinikën Medikus

Gjyqtarët në procesin gjyqësor Medikus në Prishtinë thonë se do ta ftojnë raportuesin e Këshillit të Evropës, Dik Marti si dëshmitar.

Një panel i dominuar nga gjyqtarët e Bashkimit Evropian në këtë proces, tha se “do të lejojë deklaratë” të Dik Martit, raportues i Këshillit të Evropës për dyshime për trafikim të organeve, gjatë luftës në vitet 1998-99 në Kosovë, në procesin kundër shtatë personave të akuzuar për trafikim të organeve dhe transplantim ilegal në klinikën prishtinase Medikus.

“Dik Marti pretendon e se ai ka disa informata të rëndësishme për këtë çështje, prandaj ne do të kërkojmë nga ai të tregojë se çfarë lloj të informacioneve ka dhe cilat janë burimet e këtyre informacioneve”, tha gjyqtari kryesues, Arkadiush Sedek nga Polonia.

Në raportin e tij, Dik Marti i pat akuzuar pjesëtarët e ish UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për involvim në krim të organizuar dhe trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës.

Marti akuzonte se ky trafikim kishte ndodhur në Shqipëri në fund të viteve të 90-ta.

Kosova dhe Shqipëria në mënyrë të fuqishme i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë hedhur poshtë raportin e Dik Martit.
XS
SM
MD
LG