Ndërlidhjet

Yahoo! shkurton 2,000 vende pune


Ilustrim

Ilustrim

Kompania amerikane në Internet, Yahoo!, ka paralajmëruar të mërkurën se do të shkurtojë rreth 2,000 vende pune për të ndërtuar një kompani “më të vogël dhe më profitabile” dhe për të zvogëluar shpenzimet.

“Po intensifikojmë përpjekjet tona në biznes dhe në rivendosjen e resurseve tona për nevojat më urgjente. Synimi ynë është që t’i kthehemi qëllimit tonë parësor – t’i vëmë shfrytëzuesit dhe reklamuesit në radhë të parë – dhe po lëvizim në mënyrë më aggressive drejt këtij synimi”, citohet të ketë thënë Skot Tompson, shef ekzekutiv i Yahoo!, në një deklaratë shtypi.
XS
SM
MD
LG