Ndërlidhjet

Suspendohet prokurori Mustafi


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, në takimin e mbajtur të mërkurën, mori vendim për suspendim pa pagesë të prokurorit Nazmi Mustafi, prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për arsye se prokurori është paraburgosur, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë së Shtetit.

"Komisioni disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës këtë vendim e nxori në bazë të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, neni 24, paragrafi 2, si dhe bazuar në Rregulloren për punë të Këshillit Prokurorial, neni 23, paragrafi 9", thuhet në njoftim.

Kreu i Task-forcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, dhe bashkëpunëtori i tij i dyshuar, Reshat Zherka, janë arrestuar të hënën nën dyshimin për përfshirje në korrupsion, lidhur me dyshimet për shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimin e ndikimit.

Një ditë më vonë është arrestuar edhe një person i tretë.
XS
SM
MD
LG