Ndërlidhjet

Lavrov: Opozita s'e mund kurrë armatën e Asadit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk beson se opozita siriane do të jetë në gjendje që t’i mundë forcat e presidenti Bashar al-Asad.

Lavrov, citohet të ketë thënë gjatë një viizte në Azerbejxhan, se gjakderdhja në Siri mund të zgjasë me “vite, vite të tëra”, madje edhe nëse mbështetësit e opozitës “armatosen deri në dhëmbë” nga shtetet e huaja.

Arabia Saudite dhe Katari kanë mbështetur armatosjen e opozitës siriane, por shtetet e Perëndimit, përfshirë SHBA-të, nuk e kanë mbështetur këtë publikisht.

Rusia, një aleat tradicional i Sirisë dhe furnizues me armë i regjimit dhe Kina, dy herë kanë bllokuar miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte ndërprerjen e dhunës.

OKB vlerëson se deri më tash, gjatë një viti të konfliktit në Siri, janë vrarë mbi 9 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG