Ndërlidhjet

Akuzohen organizatorët e sulmeve të 11 Shtatorit


Kullat Binjake, foto arkiv.
Kullat Binjake, foto arkiv.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë publike akuzat kundër organizatorit të vetëshpallur të sulmeve të 11 shtatorit, Khaled Sheik Mohamed, dhe katër komplotistëve të tjerë, duke shtruar rrugën për nisjen procesit të shumëpritur të gjyqit ushtarak, njofton AFP.

“Që të pesë akuzohen se janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e sulmeve të 11 shtatorit në vitin 2011 në Nju Jork, Uashington dhe Shanksvill, që rezultuan me vrasjen e 2,976 njerëzve”, ka thënë në një deklaratë për media, Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Ata përballen me dënimet me vdekje.

Procesi gjyqësor do të zhvillohet në Tribunalin për Krime Lufte në Guantanamë.
XS
SM
MD
LG